Alex Iwobi ka hapur derën për t’u larguar nga Arsenali këtë verë, nëse klubi londinez vendos të nënshkruaj me sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha .
Sulmuesi nigerian ka paralajmëruar largimin nga Emirates nëse transferohet Zaha, i cili po lidhet tash e sa kohë me një transferim te Arsenali.
“Kam pasur të gjitha gjatë viteve, edhe pse është thënë shumë se nuk jam mjaft i mirë”, ka thënë fillimisht Iwobi për The Sun.
“Sa herë që të vijë shansi unë gjithmonë përpiqem të tregoj se duhet të jem titullar, por do të jetë e vështirë nëse vjen Zaha. Ai do të shtojë më shumë stres”.
“Jam gati për ‘luftë’, por e vetmja kohë që unë do të mendoj të largohem është nëse nuk jam duke luajtur aq sa do të doja”.
“Natyrisht, gëzimi im është të luaj futboll dhe jo vetëm të ulem në bankë”.
“Nëse bëhet fjalë për këtë, unë nuk do të kisha asnjë zgjidhje tjetër veçse të largohesha. Por, gjithmonë do të luftoj për të luajtur – kjo është ajo që kam bërë gjithë jetën time”.
“Ne kemi yje të mëdhenj tashmë, kështu që duke shtuar një tjetër unë vetëm do të duhet të dëshmoj se mund të bëj më mirë se ata”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/