Telegrafi

“Ivanoviqi vrau shqiptarë, mos e amnisto” – fëmijët e dëshmorëve vendosin pankartat në oborrin e Qeverisë

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, protestuan sot kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq.

Ata kërkuan dorëheqjen e Kurtit ose një kërkim falje nga ana e tij.

Pas përfundimit të protestës, të gjitha pankartat i vendosën në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Berat Beqiri, djali i një dëshmori dhe organizatori i kësaj proteste tha se e kanë thirr këtë protestë për të shprehur zemërimin tonë të thellë ndaj përpjekjeve të përsëritura të përfaqësuesve politik për të shtrembëruar historinë tonë.

Ai shtoi se fjalët që Kurti i tha për Ivanoviqin ishin shigjeta mbi plagët tona. /Telegrafi/