Kryeministri Zoran Zaev i ka kërkuar edhe njëherë kryetarit Gjorge Ivanov që ta nënshkruaj dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Sipas tij, me këtë nënshkrim mundësohet funksionimi i papenguar i demokracisë në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka bërë të ditur se në disa takime me Ivanovin, është munduar që ta motivojë kryetarin për ta nënshkruar ligjin, sepse bllokohet Kuvendi në funksionin që e ka.
Kryeministri konsideron se me refuzimin e tij, Zaevi porosit se mund të bëjë çfarë të dojë dhe veton e tij ta vendosë për cilindo ligj që dëshiron.
Njiherit Zaev ka deklaruar se duhet të thirren edhe Gjykata Kushtetuese, por edhe Komisioni i Venedikut./Telegrafi/