Site icon Telegrafi

Ivanovi përsëri i ankohet Zannier-it për Deklaratën shqiptare

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka pritur sekretarin gjeneral të OSBE-së, Lamberto Zannier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit janë shkëmbyer qëndrime rreth gjendjes aktuale politike në vend. Nga kabineti i Ivanovit thuhet se ai ka përsëritur qëndrimin e tij edhe para Zannier-it se Deklarata nga Tirana duhet të denoncohet dhe hidhet poshtë, si dhe gjithashtu ndërhyrja në punët e brendshme të Maqedonisë, të cilët nuk ndihmojnë në angazhimin për marrëdhënie fqinjësore, në stabilitet dhe siguri në rajon.

Zannier ka shprehur shqetësim për tensionet ndëretnike, duke apelauar që të gjithë të veprojnë me hapa konstruktive për tejkalimin e krizës. Ai poashtu është pajtuar me Ivanovin se liderët nga rajoni duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme.

Ivanov dhe Zannier poashtu kanë shkëmbyer edhe qëndrime në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për krizën me refugjatët dhe emigrantët.

Kryetari i Maqedonisë, ka shprehur për bashkëpunim të mëtejshëm me OSBE-në dhe mbështetjen e tyre në sfera siç është sundimi i ligjit, policia, gjyqësori dhe promovim të marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesë. /Telegrafi/

Exit mobile version