Kryetari Gjorge Ivanov në një intervistë për austriaken ‘Wiener Zeitung’ përsëri ka dalë me qëndrimet partiake dhe ka kërcënuar se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev do të përfundojë në burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevin sepse sipas Ivanovit, udhëheq lojë të fëlliqtë, gjegjësisht ‘nuk është i pjekur për rolin që ia kanë dhënë’.
Sipas Ivanovit, Zaev dëshiron vetëm të vijë në pushtet.
‘Ai i humbi zgjedhjet në dhjetor. Vlerësoj se ai nuk e di se në çfarë loje është futur. Ai është marrosur nga dëshira të vjen në pushtet. Tani gjindet në situatë të vështirë. Përderisa nuk arriti të vijë në pushtet, mund të përfundojë në burg. Unë nuk kërcënoj. Institucionet në Maqedoni në një moment të caktuar do të veprojnë kundër tij, do t’i hulumtojnë të githa rrethanat. Për shembull, do të ishte interesant çështja se kush ia dorëzoi bisedat e përgjuara’, tha Ivanov.
Sipas Ivanovit, zgjedhjet e reja parlamentare është një nga alternativat për dalje nga kriza.
Në lidhje me Deklaratën shqiptare, Ivanov shton se me Deklaratën e pranuar nga Zaevi, çdo ditë është në rënie besueshmëria tek ai.