Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është takuar sot me peshkopin rus, Tihom, i cili është në vizitë disa ditore në Maqedoni, ku do të promovohet edhe një libër i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e Kishës ortodokse të Maqedonisë dhe asaj të Rusisë, si edhe për gjendjen e përgjithshme të ortodoksisë sllave.
Ata u shprehën për thellim dhe pasurim të marrëdhënieve ndërmjet dy kishave, si edhe të marrëdhënieve në mes të dy popujve, maqedonas dhe atij rus, që sipas njoftimit të kabinetit të kryetarit, i lidh historia e përbashkët e pasur.
Përndryshe, Tihom njihet si lider shpirtëror i kryetarit rus, Vlladimir Putin./Telegrafi/