Kryetari i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Republikës së Ekuadorit dhe të Republikës së Pakistanit për Republikën e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori i sapoemëruar i Ekuadorit për Maqedoninë, me seli në Romë, është Huan Flores, ndërsa ambasador i sapoemëruar i Pakistanin për Maqedoninë, me seli në ankara, është Sohail Mahmud. /Telegrafi/