Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar ftesë deri te Zoran Zaev me aprovimin si kryetar i Komunës së Strumicë dhe jo si kryeministër i Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev është ftuar nga Ivanov për të marrë pjesë në nder të festës Ilinden.
Ushtruesi i detyrës-kryetar i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, sot, ka njoftuar Ivanovin se Zoran Zaev që nga viti 2016 nuk është kryetar komune, por pas marrjes së mandatit nga Ivanov, është kryeministër i RM-së.
Përndryshe Ivanov bëri pengesa dhe vonoi dhënien e mandatit ndaj Zaevit, si arsyetim dhe dyshim për prishjen e unitaritetit të shtetit nga ana e Zaevit. /Telegrafi/