Ivanov – Obama: Konfirmohet mbështetja amerikane për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE
Lirim Shabani
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjatë qëndrimit në New York, ka marrë pjesë në pranimin që organizohet nga kryetari amerikan, Barack Obama, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Ivanov, në takimin e shkurtër joformal në mes të dy kryetrëve të shteteve, është konfirmuar mbështetja e SHBA-ve për realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë – anëtarësimin në NATO dhe BE.
Në këtë organizim, kryetari Ivanov është takuar edhe me sekretarin shtetëror amerikan John Kerry, sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, kryetarin bullgar, Rosen Plevneliev, kryetarin çek, Millosh Zeman dhe personalitete tjera./Telegrafi/