Nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov për televizionin “Telma” deklarojnë se Ivanov nuk ka qenë i ftuar në ceremoninë e sotme për ngritjen e flamurit të NATO-s para Qeverisë.
Ndërsa nga Qeveria për “Fokus” thanë se presidenti Gjorge Ivanov, ka qenë i ftuar që të merr pjesë në ceremoninë e sotme.
Në ceremoni nuk kanë marrë pjesë as udhëheqësia e opozitës së OBRM-PDUKM-së.
Gjatë ceremonisë e zbrazët ka ngelur edhe ulësja e cila ishte ndarë për ish-presidentin Branko Crvenkovskin./Telegrafi/