Site icon Telegrafi

Ivanov në Moskë do të takohet me Putin

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Federatën ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një ceremoni solemne në ‘Hristos Spasitell’, Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kiril do t’ia dorëzojë Ivanovit çmimin ‘Shenjtëria e tij e Patriarkut të Moskës dhe në të gjithë Rusinë Aleksej i Dytë’, për vitin 2016.

Ndërsa nesër Ivanov do të ketë takim me kryetarin e Rusisë, Vlladimir Putin. /Telegrafi/

Exit mobile version