Site icon Telegrafi

Ivanov në Bullgari: Jemi shtete mike dhe kemi të ardhme të përbashkët

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është takuar me homologun e tij bullgar, Rosen Plevneliev, si edhe me kryetarin e ri të zgjedhur bullgar, Rumen Radev, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Ivanovi ka deklaruar se Marrëveshja për fqinjësi të mirë në mes të Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai konsideron se të dy vendet janë miq që i lidhë e kaluara dhe që kanë të ardhme të përbashkët. Në këto takime, Ivanov dhe nikoqirët bullgarë kanë folur edhe për zgjedhjet në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version