Site icon Telegrafi

Ivanov: Maqedonia me vite po punon për përmirësimin e jetës së komunitetit rom

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës ndërkombëtare të komunitetit rom ka lëshuar një letër urimi, në të cilën thekson se Maqedonia me vite po punon në përmirësimin e jetës së romve në gjithë sferat në shoqëri. Ai gjithashtu thekson se, përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të romve është i paparamenduar jashtë kontekstit arsimorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me angazhimin e institucioneve kompetente dhe potencimit të nevojës për edukim të personave që jetojnë në rajone jo mjaftueshëm të zhilluara, do të përmirësohen kushtet për jetë. Për këtë arsye bëj thirrje të përpiqemi dhe të mundohemi që çdo njërit t’ia japim mundësinë të jetë pjesë e këtij procesi”, thuhet në letrën e urimit të Ivanovit.

Ai urimin e përfundon duke thënë se do të kyçet në të gjitha pengesat për tejkalim të përbashkët të tyre./Telegrafi/

Lexo po ashtu Sot do të shënohet Dita ndërkombëtare e romve
Exit mobile version