Site icon Telegrafi

Ivanov: Kotzias të tërheq deklaratën për Maqedoninë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov për televizionin ”Star” të Greqisë ka komentuar deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias i cili ka thënë se fajtor për krizën e refugjatëve është Maqedonia, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Çka mundet tjetër të bëj Greqia? Të na bllokojë edhe 25 vite tjera si na ka bllokuar deri tani? Nuk është sjellje e mirë fqinjësore kjo. Nuk mund të ndryshojmë historinë dhe fatin ku dy popuj duhet të jetojnë së bashku dhe në fqinjësi” tha Ivanov për televizioni grek ”Star”./Telegrafi/

Exit mobile version