Telegrafi

Ivanov: Jemi të shqetësuar për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja

Me keqardhje e pranuam porosinë për atë që ndodhi në Britaninë e Madhe, para se gjithash sepse të gjitha përcaktimet tona strategjike dhe orientimet janë drejt BE-së, deklaroi Ivanov gjatë vizitës së djeshme në MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ne edhe paraprakisht theksonim se mënyra në të cilën merren vendimet në Evropë nuk pëeputhet me kohën në të cilën jetojmë. E shihni BE-ja, sikur nuk ishte e mësuar dhe e gatshme të sjell dy vendime njëkohësisht, përqëndrohet vetëm në një problem dhe e harron tjetrin. Tani të gjithë janë të preokupuar vetëm me Britaninë e Madhe. Kjo të gjithë na shqeteson sepse qytetarët tanë presin dhe dëshirojnë të jenë pjesë nga kjo familje e madhe evropiane’, tha në mes tjerash Ivanov në MPB. /Telegrafi/