Telegrafi

Ivanov i dhuroi Papa Françeskut album me fotografi të trashëgimisë krishtere (Foto)

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov gjatë takimit të sotëm në “Vila Vodno”, Papës Françesko i dhuroi album me fotografi të trashëgimisë historike kulturore krishtere të vendit.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Ivanov, bëhet fjalë për fotografi autoriale të zgjedhura nga vet kryetari Ivanov ndërsa albini përmban 153 fotografi ku paraqitet një pjesë e historisë krishtere të vendit.

Lexo po ashtu Ivanov: Ta njohim simbolikën e kësaj vizite dhe të falim dhe të bashkohemi, derisa nuk është ende vonë

Te fotografitë ka mozaikë dhe bazilika, kisha të hershme mesjetare, ikona dhe dorëshkrime si dhe ikona të gdhendura në manastiret e Maqedonisë./Telegrafi/