Site icon Telegrafi

Ivanov: Bullgaria ta mbështes Maqedoninë, nuk ka barriera gjuhësore

Presidentit shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për agjencinë bullgare të lajmeve ”BGNes”, ka thënë se nuk ekzistojnë barriera gjuhësore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, dhe se Bullgaria duhet më së shumti ta mbështetë Maqedoninë dhe ta përqafojë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Dua që Bullgaria të jetë shteti që më së shumti do ta mbështes Maqedoninë, apo të them më ndryshe, ta përqafojë Maqedoninë. Ne nuk kemi barrierë gjuhësore. Kemi çështje të hapura nga e kaluara. S’mund ta ndryshojmë historinë, por mund ta ndryshojmë gjeografinë, çdoherë do të jemi fqinj. Maqedonia që 25 vite është vend i pavarur. Historinë s’mund ta ndryshojmë, por nëse sot ndryshojmë diç atëherë do të ndryshojmë të ardhmen e pasardhësve tanë. Kjo do të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë robëri siç kishte gjatë Luftës së Ftoftë dhe jeta në suazat e Jugosllavisë. Sot jemi shtet i pavarur dhe është e domosdoshme të kemi raporte të mira me fqinjët”- deklaroi Ivanov për “BGNes”. /Telegrafi/

Exit mobile version