Site icon Telegrafi

Ivanov: 72 persona janë kthyer në Maqedoni nga frontet e luftës në vende të huaja

Sipas kreytarit Gjorge Ivanov, në Maqedoni ka 72 persona të cilët janë kthyer nga fronet e luftës në vende të huaja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna u publikuan gjatë vizitës së tij në Agjencinë për kundërzbulim, por apelon te qytetarët që të jenë të qetë, pasi që institucionet janë duke u përballur me sukses me sfidat.

Më tej, Ivanov thotë se Maqedonia përballet me të gjitha rreziqet me të cilat përballen edhe vendet tjera, ndërkaq për sulmet e sotme në Bruksel, Ivanov tha se shërbimet patjetër të bashkëpunojnë edhe në sferën e sigurisë, kurse Agjencia e kundërzbulimit njoftoi kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov, për të gjitha informacionet dhe përvojat gjatë menaxhimit me krizën e migrantëve./Telegrafi/

Exit mobile version