Site icon Telegrafi

Ivanka distancohet nga ‘mashtrimet’ e babait të saj, Donald Trump: Nuk jam e përfshirë në deklarimet financiare

Ivanka Trump ka filluar të dëshmojë në një padi civile kundër babait të saj, vëllezërve dhe biznesit familjar rreth akuzave për mashtrim.

Vendimi që Ivanka duhet të dëshmojë erdhi disa javë pas fillimit të gjykimit pas padisë së ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James kundër ish-presidentit, Donald Trump, djemve Don Jr dhe Eric, Organizatës Trump dhe disa drejtuesve.

Pasi emri i saj u hoq nga çështja disa muaj më parë, avokatët dhe mbrojtja e saj argumentuan se Ivanka nuk duhet të dëshmojë, duke vënë në dukje se ajo u shpërngul nga New Yorku dhe la punën në Organizatën Trump në vitin 2017.

Lexo po ashtu Ish-presidenti Trump në gjyq nën akuzat për mashtrime financiare të kompanisë së tij

Avokatët argumentuan se ish-zëvendëspresidenti ekzekutiv i Organizatës Trump kishte informacione përkatëse, raporton cnn.

Gjykatësi Arthur Engoron duke cituar dokumente që tregojnë se Ivanka ka lidhje pronësie ose menaxhuese me disa biznese të New Yorkut, ende zotëron apartamente në Manhattan.

Louis Solomon, avokat i prokurorit të përgjithshëm, pyeti nëse ka ekzistuar opsioni i blerjes së apartamentit nën çati në “Trump Park Avenue” për 8.5 milionë dollarë. Ajo konfirmoi se ekzistonte.

Vlera e apartamentit në deklaratën e gjendjes financiare të Trumpit, megjithatë, ishte 20.8 milionë dollarë, sipas ankesës civile të Prokurorit të Përgjithshëm.

Solomon pyeti nëse vlera e blerjes ishte faktorizuar në pasqyrën financiare të babait të saj.

“Siç ju thashë një vit e gjysmë më parë, nuk isha e përfshirë në deklarimet e gjendjes financiare, kështu që nuk mund të them se çfarë mori parasysh ose nuk mori parasysh”, u përgjigj Ivanka Trump.

Lexo po ashtu Gjykata e New Yorkut: Donald Trump kreu mashtrime gjersa ndërtoi perandorinë e pasurive të paluajtshme

Ndryshe, gjyqi civil në lidhje me pasuritë e fryra në pasqyrat financiare mashtruese filloi muajin e kaluar menjëherë pas një vendimi tronditës të gjyqtarit, Arthur Engoron në fund të shtatorit që zbuloi se Trump dhe të pandehurit janë përgjegjës për mashtrime “të vazhdueshme dhe të përsëritura”.

Sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Trump e rriti pasurinë neto deri në 3.6 miliardë dollarë në tre vite të veçanta midis 2011 dhe 2021. Avokatët e Trumpot kanë hedhur poshtë pretendimet, duke argumentuar se vlerësimet e aseteve janë shumë subjektive. /Telegrafi/

Exit mobile version