Telegrafi

Iu refuzua kërkesa për anëtarësim në NATO – këto janë pesë angazhimet që mori aleanca për Ukrainën

Udhëheqësit e NATO-s nuk kanë arritur t’i ofrojnë Ukrainës një ftesë në NATO, por kanë thënë se ukrainasit do t’i bashkohen aleancën ushtarake në një moment të ardhshëm.

Kjo e acaroi Volodymyr Zelenskyn, por presidenti ukrainas po largohet prej samitit të sotëm me disa shpërblime të prekshme, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pse Zelensky e quajti samitin e NATO-s si 'fitore të rëndësishme' për Ukrainën?

Këtu janë pesë angazhimet e premtuara ndaj Ukrainës si rezultat i takimit në Vilnus, raporton skynews.

Raketat franceze

Franca ka thënë se do t’i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar në furnizimin e Kievit me raketa me rreze të gjatë.

Armët, të cilat mund të udhëtojnë deri 250 kilometra, do të vijnë nga rezervat ekzistuese ushtarake franceze, u tha gazetarëve një burim ushtarak, duke shtuar se do të jetë një “numër i rëndësishëm”.

Automjete dhe municione britanike

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i sigurojë ukrainasve më shumë se 70 automjete luftarake dhe logjistike, mijëra fishekë për tanket Challenger 2 dhe një paketë mbështetëse rreth 60 milionë euro për riparimin e pajisjeve.

Ajo do të nisë gjithashtu një projekt për të ngritur një qendër rehabilitimi mjekësor për ushtarët ukrainas.

Stërvitje me aeroplanë luftarakë F-16

Një koalicion prej 11 kombesh zotohet të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për të drejtuar F-16. Ushtrimet do të fillojnë muajin e ardhshëm në Danimarkë.

Një qendër trajnimi do të ngrihet gjithashtu në Rumani.

Patriotët gjermanë

Qeveria gjermane finalizoi një paketë ndihme ushtarake prej 700 milionë eurosh për Kievin, duke përfshirë dy raketa lëshimi Patriot, 40 automjete të tjera luftarake këmbësorie Marder, si dhe tanke e municione shtesë luftarake.

Mbështetje norvegjeze

Norvegjia e rriti mbështetjen ushtarake për Ukrainën me 2.5 miliardë korona këtë vit në 10 miliardë (mbi 888.7 milionë euro). /Telegrafi/