Mëngjesin e së martës ndodhi një aksident tragjik në Bullgari, nga i cili humbën jetën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.
Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, nga autobusi që po ktheheshin nga Turqia.
Megjithatë, S4MM është shprehur i revoltuar së fundmi për një shkrim që është bërë, në të cilin viktimave iu referohen si maqedonas.
“Ku i ke parë maqedonasit, aty janë 46 shqiptarë të vdekur e ti nuk u mundove asnjë minut më shumë për ta shkruar siç duhet, po më shqiptarë se ne nuk je as ti, as nëna jote as babai yt”.
“Serbët nuk jetojnë veç në Serbi. Turp”, ka thënë më tej Samir Selimi (emri i vërtetë i reperit).
Artisti nga Tetova këto ditë po ashtu ka anuluar të gjitha koncertet në shenjë solidarizimi për të vdekurit në aksidentin e lartpërmendur.
Megjithëse rrethanat se si ndodhi aksidenti janë akoma të paqarta, për këtë tanimë kanë nisur hetimet nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/