Telegrafi

Iu keqkuptua deklarata për 50 mijë euro – reperi i kërkon falje publike Capital T: Isha në situatë të vështirë

Artisti, i njohur me nofkën Rrezik, pak ditë më parë ka dhënë një intervistë në një studio televizive.

Ai u pyet për bashkëpunimet me artistë të njohur, derisa në një moment e ka përmendur Capital T.

Këngëtari u shpreh se ka dëshirë të realizojë një këngë me të, por që deri më tani nuk ka arritur në një kontakt, përveç që e njeh përmes njerëzve të tjerë.

Foto: Screenshot/Instagram

Derisa po fliste për këtë pjesë, ai u vu në siklet nga moderatori i emisionit Robert Bojaj, për atë nëse i kishte kërkuar para.

Lexo po ashtu "Të dy do të shkoni në gjykatë për prishje imazhi" - Capital T i kundërpërgjigjet Robert Bojajt për shpifje

Në situatën që ishte, Bojaj ia përmendi disa shifra, ku arriti në atë 50 mijë euro – ndonëse një konfirmim u bë edhe nga pala tjetër.

Foto: Screenshot/Instagram

Me këtë rast, Kapo ka bërë një reagim në rrjete sociale, ku theksoi se do t’i padisë të dytë për shpifje dhe prishje imazhi.

Rrezik ka sqaruar sërish të vërtetën në një video në rrjete sociale, ku thotë se i kërkon falje Capital T dhe se deklarata e tij u keqinterpretua.

Një përgjigje Trim Ademi duket se nuk e ka marrë akoma nga gazetari Robert Bojaj. /Telegrafi/