Një femër në Prishtinë ka raportuar se deri po ecte në rrugën “Nazim Gafurri” i është grabitur çanta e krahut.
Policia bën të ditur se personi i dyshuar M,K, shtetas i Shqipërisë është arrestuar.
Lexoni të plotë njoftimin:
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht njësite të stacionit Veriu, në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, mbrëmë kanë arrestuar një person të dyshuar për grabitje.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ku viktimës femër derisa po ecte në rrugën e sipërshënuar me forcë i është grabitur çanta e krahut ( në të kishte dy telefona, një orë dore si dhe gjëra të tjera personale).
Personi i dyshuar, – M. K mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, është arrestuar në vendngjarje. Ndaj tij janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore dhe i njëjti në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Telegrafi/