Telegrafi

Iu gjetën mbi 4,000 ikona dhe vepra arti, kërkohet arrest në shtëpi për 61-vjeçarin nga Tirana

Prokuroria e Tiranës kërkon masën e “arrestit në shtëpi” për Artan Koçiun, 61 vjeç, në shtëpinë e të cilit u gjetën 4000 ikona dhe vepra arti.

Këto vepra dhe ikona janë të dyshuara si të vjedhura në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Lexo po ashtu Gjenden rreth 4,000 objekte të trashëgimisë kulturore në një banesë në Tiranë, arrestohet 61 vjeçari

Ditën e djeshme, Policia e Tiranës gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Shyqyri Brati”, kanë gjetur rreth 4,000 sende të dyshuara si pasuri kulturore të luajtshme.

Policia ka publikuar pamje nga shtëpia e mbushur me sende me vlerë. /Telegrafi/