Telegrafi

Iu gjetën dy revole, tri pushkë, fishekë e thika – arrestohet një person në Dragash

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zaplluxhë të Dragashit pasi i janë gjetur armë.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:30.

“Fsh. Zaplluxhe, Dragash 03.11.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar dy revole, një pushkë gjuetie, një pushkë automatike, një pushkë ajrore, dy thika, 175 fishekë, pesë gëzhoja dhe disa pajisje të ndryshme për mbajtje e armëve”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/