Një person është arrestuar tek Pallati i Drejtësisë në Prishtinë, pasi që tek i njëjti policia ka gjetur 7 qese të vogla me kokainë.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë”, thuhet në raportin e policisë.
Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/