Site icon Telegrafi

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se këtij subjekti i janë bashkuar edhe 300 anëtarë të rinj në Prizren.

Në takimin me këta anëtarë të rinj që u mbajt të shtunën në Prizren, ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti është shprehur se Prizreni po e forcon lidhjen me LVV-në.

“Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosje-n dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë.

“Këto projekte kanë filluar e do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit”, tha Kurti, i cili kujtoi spitalin e këtij qyteti dhe Universitetin “Ukshin Hoti” që në këto tre vite janë transformuar.

“Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë. Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku”, u shpreh kryeministri Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version