Site icon Telegrafi

Iu bashkuan bashkëshortëve shqiptarë në Siri, Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e grave xhihadiste

Prokuroria e Posaçme dha këtë të martë pretencën për 5 gratë e akuzuara se shkuan në Siri e iu bashkuan luftëtarëve shqiptarë për xhihad.

SPAK ka kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet automatikisht 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtore.

Si përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit me burg për gratë dhe vënien në shërbim prove për një periudhë 5-vjecare. Vendimi pritet të jepet pas disa ditësh nga GJKKO.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan nga kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet te huaj.

Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

Exit mobile version