Telegrafi

Italianët pas Bjarnasonit

Reprezentuesi islandez, Birkir Bjarnason mund të kthehet në Serie A.

Ish-mesfushori i Pescara, i cili befasoi me lojën e mirë në Euro 2016, ku shënoi edhe një gol me kokë kundër Portugalisë ka ringjallur interesimin e skuadrave italiane.

Sipas Sky Sport Italia, agjentët e 28-vjeçarit të Baselit kanë marrë oferta nga tre skuadra të ndryshme të Serie A.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Torino dhe Sampdoria janë të njohur tashmë për interesimin në Bjarnason, por garës së sigurimit të shërbimeve të mesfushorit iu është bashkuar edh Roma.

Sipas medieve italiane, Roma ka folur me përfaqësuesit e mesfushorit, por problemi qëndron te çmimi që Baseli kërkon, plot 10 milionë euro. /Telegrafi/