Italia ka zhvendosur ambasadën e saj nga Kievi për ta hapur në qytetin Lviv në pjesën perëndimore të Ukrainës, e njëjtë po veprojnë shumë shtete për shkak të sigurisë së stafit dhe situatës që po mbretëron në kryeqytetin ukrainas.
Ministri i Jashtëm italian, ka njoftuar se ka zhvendosur ambasadën në një qytet tjetër – me qëllim që stafi atje të mund të kryejë punët, transmeton Telegrafi.
Edhe Franca gjithashtu ka njoftuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj në Kievi në Lviv, dhe tashmë dihen arsyet – pra për sigurinë e punonjësve.
Ndryshe Ukraina edhe në ditën e gjashtë ka vazhduar luftimet kundër agresionit rus, ku nga sulmet ajrore të ushtrisë ruse e kanë pësuar me jetë shumë civilë – përfshirë edhe fëmijë. /Telegrafi/