Telegrafi

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia po planifikon të shpallë një paketë të re me ndihma ushtarake për Ukrainën.

Bëhet e ditur se pjesë e paketës do të jetë sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T.

Por, njoftimi zyrtar do të bëhet muajin e ardhshëm në Samitin e G7 në Pulia të Italisë nga kryeministrja Giorgia Meloni, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Siç raportohet, përveç me sistemin e mbrojtjes ajrore, Italia do ta furnizojë Ukrainën edhe me sistemet e raketave anti-ajrore Stinger dhe raketa me rreze të gjatë “Storm Shadow”.

Kjo do të jetë paketa e nëntë e Italisë me ndihma ushtarake dërguar Ukrainës.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, u ka kërkuar aleatëve sisteme të mbrojtjes të nivelit të lartë për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve ajrore ruse.

Madje, Zelensky ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s shtatë sisteme të cilat do ta përforconin krahun lindor të Ukrainës. /Telegrafi/