Site icon Telegrafi

Italia planifikon 30 miliardë euro ndihmë për familjet dhe bizneset

Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe inflacionit të lartë qeveria e djathtë e Italisë dëshiron të mbështesë familjet dhe bizneset me ndihma të mëtejshme financiare.

Qeveria e re italiane nën kryeministren Giorgia Meloni do të marrë kredi shtesë duke rritur borxhin kombëtar të planifikuar për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm. Kreditë shtesë synojnë, ndër të tjera, financimin e ndihmave ekonomike për mbështetjen e familjeve.

“Deri në vitin 2023, kabineti qeveritar do të sigurojë 30 miliardë euro për mbështetjen e familjeve dhe të ekonomisë nga rritja e faturave të energjisë elektrike dhe gazit”, tha Meloni e partisë Fratelli d’Italia.

Për këtë këtë vit janë parashikuar 9.5 miliardë euro dhe për vitin e ardhshëm 21 miliardë euro.

Borxhi i ri pritet të rritet nga 5.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin aktual sikurse qe planifikuar fillimisht në 5.6 për qind Për vitin e ardhshëm është planifikuar një rritje nga 3.4 për qind në 4.5 për qind.

Ministri i ri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti bëri të qartë kohët e fundit se qeveria italiane është “thellësisht e bindur për urgjencën e për mbrojtjen e familjeve, veçanërisht atyre më të dobëtave” nga rritja e kostove të jetesës.

Në Bruksel dhe në pjesën tjetër të Evropës, politika fiskale italiane po vëzhgohet me kujdes, sepse ekspertët paralajmërojnë se borxhi i tepërt mund të çojë në një krizë të re të euros.

Përveç ndihmave ekonomike për mbështetjen e familjeve dhe të ekonomisë qeveria italiane planifikon të zgjerojë edhe shfrytëzimin e depozitave të gazit natyror në brigjet e Italisë.

Kurse ministri i Energjisë dhe i Mjedisit, Gilberto Pichetto Fratin pret që në një afat të shkurtër nga depozitat e gazit natyror në brigjet e Italisë të nxirren më shumë se 500 milionë metra kub gaz.

Për dhjetë vjet pritet të nxirren rreth 15 miliardë metra kub. Gazi do t’u ofrohet industrive me energji intensive me një çmim më të mirë. /Deutsche Welle/

Exit mobile version