Site icon Telegrafi

Italia përmbys rezultatin, Barella shënon nga jashtë zonës

Italia ka përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Shqipërisë e cila po zhvillohet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Fillimisht Shqipëria kaloi në epërsi me golin e Nedim Bajramit për 1-0 teksa kishte as një minutë pa filluar ndeshja.

“Azzurrët” arritën që të reagojnë shpejtë duke shënuar me anë të Alessandro Bastonit i cili realizoi me kokë për të barazuar rezultatin në 1-1.

Italia nuk u ndal më kaq dhe vetëm disa minuta më vonë arriti që të shënojë edhe golin e dytë për të përmbysur gjithçka.

Kësaj radhe ekipi i Luciano Spallettit arriti që të shënojë me anë të Nicolo Barellas i cili me një goditje nga jashtë zonës arriti të shënojë për rezultatin 2-1.

Pas këtij goli pritet një reagim i menjëhershëm nga Shqipëria pasi këto minuta lojë dëshmuan se kuqezinjtë mund t’i dënojnë italianët në kundërsulme./Telegrafi/

Exit mobile version