Pjesa veriore e Italisë është goditur dje nga një sërë tornadosh, ku si pasojë u shkaktuan dëme të mëdha materiale, por që për fat të mirë nuk është raportuar për viktima.
Në zonat përreth Milanos dhe Torinos, ka pasur përmbytje si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut, transmeton Telegrafi.
Në disa zona ka pasur reshje shiu deri në 220 mm për metër katror, e gjithçka ndodhi brenda 24 orëve.
Stuhitë e fuqishme shkulën pemët dhe kulmet e shtëpisë, e më së rëndi e ka pësuar Lombardia që u godit nga gjashtë tornado.
Tornadoja e shtatë goditi një zonë turistike ku dëme të mëdha u raportuan edhe në një aeroklub lokal, që plotësisht u shkatërrua objekti ku pjesëtarët e saj mbanin takimet. /Telegrafi/
Tornado about 90 minutes ago in Roncano, south of Milan. Light damage to some homes and trees down NW of the town’s center. Photos from Cynthia Cornejo Carlo pic.twitter.com/KHuSgm9fg7
— Federico Pavan (@PavanFederico00) September 19, 2021