Telegrafi

Itali – Shqipëri, historiku i përballjeve mes dy kombëtareve

Italia dhe Shqipëria do të ndeshen sot (15 qershor) në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024 e vlefshme për grupin B.

Në atë që përshkruhet si “grupi i vdekjes” për kuqezinjtë, të besuarit e Sylvinhos do të synojnë që të bëjnë befasinë duke mposhtur kampionin në fuqi të Evropës.

Çfarë duhet të dini rreth kësaj përballje?

Nëse marrim parasysh historikun e përballjeve mes këtyre dy kombëtareve atëherë ajo sugjeron se Italia si kampion në fuqi është favorit i qartë.

Italia dhe Shqipëria janë përballur me njëra-tjetrën paraprakisht katër herë, teksa takimi i tyre i parë daton në nëntor të vitit 2014.

Lexo po ashtu LIVE: Shqipëri-Itali, gjithçka rreth ndeshjes së parë të kuqezinjve në Euro 2024

“Azzurrët” kanë fituar të gjitha këto katër takime, duke shënuar shtatë gola dhe duke pësuar vetëm një. Sidoqoftë, duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e ekipit të Sylvinhos luajnë në kampionatin italian Serie A, atëherë Shqipëria e njeh mirë kundërshtarin e saj.

Pas në kohë kur Shqipëria bëri debutimin e saj në Kampionatin Evropian 2016, kuqezinjtë përfunduan në pozitën e parë në grupin kualifikues për herë të parë në historinë e tyre.

Italia ndërkohë përfundoi mbrapa Anglisë në grupin kualifikues për Kampionatin Evropian, por me sulmuesin Gianluca Scamacca i cili me gjasë do ta udhëheq sulmin pas triumfit në Ligën e Evropës me Atalantën, ata mund të jenë të gatshëm për një tjetër finale të Kampionatit Evropian./Telegrafi/