Telegrafi

ISW: Shkaku i humbjeve të mëdha në Ukrainë, Wagner nuk po mund të rekrutojë më mercenarë

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) shkruan në raportin e fundit se grupi mercenar rus, Wagner ka ngadalësuar muajt e fundit rekrutimin e të burgosurve.

Wagner kishte rekrutuar mercenarë për pushtimin e Ukrainës, duke u ofruar atyre lirinë nëse respektonin një kontratë të nënshkruar.

Statistikat tregojnë se numri i të burgosurve rusë u ul me 6 mijë midis nëntorit 2022 dhe janarit 2023, ndërsa ai zbriti me 23 mijë midis shtatorit dhe tetorit të vitit të kaluar.

Instituti me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës beson se rënia mund të jetë për shkak të reputacionit të keq, ku ka humbur shumë pjesëtar në Ukrainë.

ISW shtoi se Ministria ruse e Mbrojtjes ndoshta po përpiqet të largojë grupin mercenar nga sulmet e ardhshme në shtetin ukrainas, kështu që Wagner nuk do të ketë nevojë për më shumë rekrutë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/