Instituti për Studime të Luftës (ISW) ka publikuar raportin më të fundit – duke thënë se gazeta ruse RBBK raportoi gjatë 3 tetorit se presidenti Vladimir Putin ka zëvendësuar gjeneral-lejtnant Alexander Zhuravlyov me gjeneral-lejtnant Roman Berdnikov, si komandant i Qarkut Ushtarak në perëndim të Ukrainës, njësitë e të cilit operojnë kryesisht në rajonin e Kharkivit.
ISW ka shtuar se “Zhuravlyov nuk është parë prej kohësh, dhe se Putin zëvendësoi dy komandantë të njësive në qarkun perëndimor dhe atë brenda dy jave”, transmeton Telegrafi.
Caktimi i një fytyre të re për Qarkun Ushtarak Perëndimor, mund të jetë një përpjekje e Putinit për të ridrejtuar zemërimin në rritje për humbjen ruse në rajonin e Kharkivit, si dhe po bën përpjekje për të shmangur kritikat ndaj gjeneral-lejtnant Alexander Lapin, komandant i Qarkut Ushtarak Qendror, mbi dështimet e fundit ruse rreth qytetit të Lymanit.
NEW: Ukrainian forces have made substantial gains around #Lyman and in northern #Kherson Oblast over the last 24 hours. The Russian units defeated on these fronts were previously considered to be among #Russia’s premier conventional fighting forces.https://t.co/qCfwrJolCF pic.twitter.com/GwXQBzxI0S
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) October 4, 2022
Sipas ISW-së, Putin do të tentojë të bartë fajin për të gjitha humbjet ruse në Kharkiv dhe Luhansk në Berdnikovin.
“Zyrtarët rusë kanë liruar nga paraburgimi drejtorin e centralit bërthamor Zaporizhzhia (ZNPP) Ihor Murashov, dhe ka gjasa të vazhdojë të minojë kontrollin ukrainas mbi termocentralin. Energoatom raportoi se ushtria ruse arrestoi shefin e ZNPP-së, Ihor Murashov gjatë 30 tetorit i cili u lirua në territorin e kontrolluar nga ukrainasit. Në anën tjetër, Ukraina më 3 tetor pas bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Raphael Grossi dhe zyrtarët rusë, ka konstatuar se ekzistojnë shumë pak gjasa që Murashov do të lejohet të rikthehet në pozitën që e kishte në ZNPP”, thuhet në raportin më të fundit të ISË-së. /Telegrafi/