Telegrafi

ISW: Putin duket se ka vendosur të përgatisë një “ushtri kërcënuese” ndaj Evropës sapo të përfundojë lufta në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një sërë takimesh me komandantët ushtarakë të vendit dhe mesazhet pas këtyre takimeve janë analizuar nga ekspertë të Institutit Amerikan për Studime të Luftës (ISW).

Në analizën e tyre, ata nxorën një sërë përfundimesh interesante. E para prej tyre i referohet premtimit të Putinit që “t’i sigurohet ushtrisë ruse gjithçka që i nevojitet”, me çdo çmim.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se nuk ka pengesa financiare rreth këtij synim, i cili shpreson se do t’i sjellë suksese.

Analistët e ISW-së theksojnë përpjekjet e presidentit rus në fjalimin e djeshëm për të qetësuar komunitetin kritik pro-luftës, i cili përfshin blogerët e luftës, dhe kujtojnë deklaratën sipas së cilës Ministria ruse e Mbrojtjes, “duhet t’i kushtojë vëmendje kritikave” dhe “të mos i mbuloni problemet”.

Por deklaratat e Putinit për mbështetjen financiare të shtetit për përpjekjet ushtarake të luftës mund të sugjerojnë një ndryshim thelbësor në qasjen e Rusisë ndaj konfliktit – një ndryshim që mund të ketë implikime të mëdha për të gjithë Evropën, shkruan në analizë.

“Humbjet ushtarake ruse në Ukrainë mund ta bindin Putinin të ndryshojë shpërndarjen strategjike të burimeve për ushtrinë ruse”, thekson Instituti për Studimet e Luftës dhe shton se “Putini mund të vendosë të ripërdor paratë e buxhetit në një mënyrë që do t’i lejonte Kremlinit të krijon një ushtri të madhe konvencionale në kurriz të rritjes ekonomike, ashtu siç bënë sovjetikët në të kaluarën”.

“Një zhvillim i tillë do të kërkonte shumë burime, por edhe kohë, megjithatë është një opsion shumë real”, shkruan më tutje.

“Rekomandimet” e ministrit të Mbrojtjes, Sergey Shoigu, të cilat duhet t’ia ketë paraqitur privatisht Putinit përpara se t’i bënte publike, së bashku me vendimin e liderit rus që t’i lejojë ushtrisë ruse gjithçka që i nevojitet, si dhe një sërë treguesish të tjerë, sugjerojnë se i pari i shtetit rus mund të ketë vendosur tashmë të përgatisë një “ushtri kërcënuese” ndaj Evropës sapo të përfundojë lufta në Ukrainë”, përfundon ISW. /Telegrafi/