Ritmi i ngadalshëm i operacioneve kundërsulmuese të Ukrainës nuk është simbol se kaq është edhe fuqia e forcave ukrainase, sipas Institutit amerikan për Studimin e Luftës (ISW).
Në përditësimin e fundit mbi konfliktin, grupi i ekspertëve tha se forcat ukrainase ka të ngjarë se po analizojnë veprimet e tyre për një sukses më të madh gjatë ditëve të ardhshme, pavarësisht pengesave fillestare.
“Zyrtarët ukrainas kanë sinjalizuar prej kohësh se kundërofensiva ukrainase do të ishte një seri veprimesh sulmuese graduale dhe të njëpasnjëshme, dhe kohët e fundit kanë ofruar dëshmi se operacionet aktualisht në vazhdim nuk përfaqësojnë shtytjen kryesore të planifikimit kundërsulmues të Ukrainës”, thuhet në njoftim, raporton skynews.
Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar tha më 20 qershor se nuk është e dobishme të matet suksesi i veprimeve ushtarake bazuar “vetëm me kilometra ose numrin e vendbanimeve të çliruara”.
Deklarata e saj i bën jehonë vëzhgimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se lufta nuk është një “film hollivudian” që do të japë rezultate të menjëhershme dhe të prekshme.
Ndryshe, Ukraina ka nisur një kundërsulm ndaj forcave ruse dhe deri më tani ka çliruar disa territore të okupuara nga Rusia. /Telegrafi/
NEW: The overall slower-than-expected pace of Ukrainian #counteroffensive operations isn't emblematic of #Ukraine’s wider offensive potential, & Ukrainian forces are likely successfully setting conditions for a future main effort despite initial setbacks🧵https://t.co/hiIa26CVZt pic.twitter.com/L9FYplL3XE
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) June 22, 2023