Instituti Amerikan i Sigurisë dhe Mbrojtjes për Studime të Luftës (ISW) njoftoi sot forcat speciale ruse po planifikojnë të ashtuquajturat sulmet me “flamur të rremë” në infrastrukturën kritike në Bjellorusi në një përpjekje për të tërhequr vendin në luftë.
ISW vlerëson gjithashtu se si pala ruse dhe bjelloruse theksojnë pa u lodhur bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes në mënyrë që të përjetësojnë përshtypjen se ushtria bjelloruse do t’i bashkohet luftës në Ukrainë.
Por sulmet e mundshme të “flamurit të rremë” nuk kanë gjasa të ndryshojnë faktorët e brendshëm.
Ukrainian intelligence reported that Russian special services are planning false flag attacks on critical infrastructure in #Belarus in an attempt that would likely fail to pressure the Belarusian military to enter the war in #Ukraine. https://t.co/6oQyjfqvNX pic.twitter.com/igyW8rF9e5
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) November 22, 2022
Në fakt, ISW vlerëson se diktatori bjellorus, Alexander Lukashenko nuk është i gatshëm për të hyrë në luftë duke mbajtur anën e Rusisë, thuhet në raport.
Theksojmë se shteti rus është i njohur për nxitjen e luftërave në rajone të tjera si kohë më parë në Gjeorgji.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/