Policia e Kosovës ka raportuar një person është arrestuar pasi i njëjti depoja e pylltarisë, ku ruhen drunjtë e konfiskuar dhe automjetet e transportit, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë traktorin dhe dy rimorkio, të cilat të njëjtit i janë konfiskuar më 08.01.2020.
Rasti ka ndodhur në fshatin Sine të Istogut, të shtunën në ora 19:00.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/