Telegrafi

Istanbulspori merr fitore të madhe, Ethemi shënon sërish – Rroca e Loshaj me asistimet e para

Valon Ethemi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit turk me skuadrën Istanbulspor.

Istanbulspori ka marrë fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Alanyaspor në luftën për mbijetesë.

Ka qenë një ndeshje që tre pikët kanë ardhur falë paraqitjes fantastike nga futbollistët shqiptarë si Valon Ethemi, Eduardo Rroca dhe Florian Loshaj që luajti ndeshjen e parë.

Një aksion i nisur nga Loshaj dhe kombinimi me Rrocën, bëri që ky i fundit të asistoi te Valon Ethemi i cili shënoi për 1-0.

Për mesfushorin tetovar ky ishte goli i nëntë këtë edicion në Superligën e Turqisë, derisa ka edhe tre asistime.

Pasi mysafirët barazuan shifrat në 1-1, Florian Loshaj doli në skenë me një asistim të bukur te Gultekin i cili shënoi për 2-1.

Në 12 minutat e fundit të ndeshjes për Istanbulsporin u aktivizuan edhe Sindrit Guri dhe Jetmir Topalli. /Telegrafi/