Site icon Telegrafi

Ismet Munishi pas fitores ndaj Ballkanit: Jemi për titull kampion

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi tani është i bindur se ekipi i tij është për titull kampion në BKT Superligën e Kosovës, pasi arritën të shpallen kampion vjeshtor.

Gjilani ka fituar në udhëtim te Ballkani në ndeshjen derbi të javës së 18-të me rezultat 1-0 dhe është shpallur kampion vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës.

Goli i vetëm në këtë fitore të madhe të “Skifterave” u shënua nga ylli kryesor i skuadrës, Gerhard Progni.

Pas ndeshjes dhe shpalljes kampion vjeshtor ka folur edhe trajneri Munishi, i cili ka përgëzuar ekipin dhe lojtarët e tij.

Lexo po ashtu Gjilani fiton derbin ndaj Ballkanit dhe shpallet kampion vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës

“Për Prognin çfarëdo që diskutohet është e tepërt. Momentet më të mira të karrierës së tij dhe lojën më të mirë është duke e treguar në Gjilan, ka qenë lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“I falënderoj djemtë pasi kemi pasur ndeshje të fortë, kundërshtar të mirë që di të luaj futboll. Janë të gjithë lojtarë të mirë dhe kundërshtarët që në momente ka qenë më i mirë se ne. Por ne e kemi shfrytëzuar përvojën e lojtarëve tanë, cinizmin”.

“E kemi njohur kundërshtarin shumë mirë. Cale dhe Torrasa kanë qenë vendimtar te goli i Prognit, që ka qenë një gol spektakolar”.

“Me të vërtet e kanë kuptuar edhe lojtarët strategjinë dhe i përshtatemi çdo kundërshtari për të arritur rezultat pozitiv”.

“Jemi për titull kampion, jemi skuadër shumë e fortë dhe kemi bërë ndeshje shumë të mira”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version