Telegrafi

Ismajli: Duhej të fitonim për publikun tonë, por morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit

Mbrojtësi, Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe që përfundoi pa gola 0-0.

Ismajli theksoi se skuadra do e analizojë barazimin me Ishujt Faroe, megjithatë shtoi se qëllimi u arrit dhe u kualifikuan në EURO 2024 si kryesues të Grupit E.

Sa i përket ndeshjes ai tha se kjo nuk ishte një ndër ndeshjet më të mira por u shpreh i lumtur për arritjen e objektivit.

“Të gjithë e dimë se kjo ndeshje sot nuk ishte një nga ndeshjet më të mirë, megjithatë objektivi u arrit, pasi jemi në vendin e parë. Do e analizojmë këtë ndeshje dhe do e shohim ku kemi ngec, pasi në këto eliminatore kemi bërë ndeshje perfekte, dmth jo në këto dy të fundit, por në të tjerat”, ka thënë fillimisht Ismajli.

Lexo po ashtu Nuk ka gola, por ka festë: Shqipëria përfundon ciklin kualifikues si lidere e grupit

Tutje, ai u ndal për të folur për paraqitjet e tij ku shtoi se e kishte vuajtur mjaft shumë faktin që nuk mundi të luante ndaj Republikës Çeke.

“Mungesën ndaj Çekisë e kam vuajtur jashtëzakonisht shumë, por me triumfin që bëri skuadra e kam shijuar shumë, pasi mu duke vetja sikur po luaja. Më këto ndeshje kush më shumë e kush më pak ka dhënë kontribut. Në çdo pozicion kemi nga tre lojtarë të gjithë janë më të mirë se njëri-tjetri”, shtoi ai.

Në fund ai deklaroi se nuk e kanë nënvlerësuar aspak kundërshtarin duke nënvizuar faktin që janë një ekip që mbyllen mbrapa.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe: Shkëlqejnë Xhimshiti, Balliu dhe Asllani

“Jo aspak e kemi marrë seriozisht si çdo ndeshje tjetër. Megjithatë ky është një ekip që mbyllet mbrapa dhe normale është shumë e vështirë ta thyesh, megjithatë e morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit, ndonëse na duhej fitorja për publikun tonë”, përfundoi ai./Telegrafi/