Site icon Telegrafi

Ismaili: Paska akuzuar për tradhti Vjosa që tradhtoi gjithë LDK-në

Foto: Arkiv

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas deklaratës së Vjosa Osmanit, e cila ka thënë se PDK është parti që ka në ADN-në e saj tradhtinë e mashtrimin dhe se këtë ia ka dëshmuar secilës parti me të cilën ka qeverisur deri më tash.

Ismaili është shprehur se Vjosa Osmani e ka tradhtuar gjithë LDK-në, duke u shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit.

“Vjosa Osmani e paska akuzuar PDK-në për tradhti. Pra, paska akuzuar për tradhti njeriu që s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK. E ka tradhtuar Fatmir Sejdiun. E ka tradhtuar Isa Mustafën. E në fund, e ka tradhtuar edhe komplet LDK-në, duke u shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit”, ka shkruar Uran Ismaili në profilin e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Vjosa Osmani: PDK e ka në ADN tradhtinë

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në Frontal të T7, duke folur sot rreth qëndrimit të Opozitës në Dialog dhe idesë së Isa Mustafës për rikonfigurim të Qeverisë, ka thënë se është i gatshëm t’ia lëshojë pushtetin Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mënyrë që ajo të bëhet pjesë e Dialogut, ndërsa ka shtuar se partia e tij nuk e ka tradhtuar Isa Mustafën kur u rrezua Qeveria në të cilën ishin bashkë.

Veseli ka pohuar se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK, por deputetët e LDK’së, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni.

Exit mobile version