Deputeti Fisnik Ismaili i ka dalë krah koleges së tij, Besa Baftiu, e cila dha dorëheqje ditë më parë nga Vetëvendosje.
Përmes një shkrimi, Ismaili tha se të gjitha ofendimet drejtuar atij po i arsyeton por që nuk i kupton aspak fyerjet që po i bëhen Baftiut.
Ai ka theksuar se nuk e ka në plan ta dorëzojë mandatin e deputetit – gjë të cilën e thotë se e kishte menduar kur kishin nisur problemet e para.
Më tej tha se ‘duhet nisur me pyetjen se pse po ikin prej Albinit, pasi që sipas tij janë bërë shumë deri më sot, e që disa nga ta nuk janë as hajna, as tradhtarë, as SHIK-u, as të shitur’.
Ky është publikimi i plotë i deputetit Fisnik Ismaili:
Kur doli screenshot-i i Aidës, i dola në mbrojtje nga të shamet që ia dhatë. Arsyetimi i secilit ishte se edhe Aida ka shajtë. Hajde, po e zamë se keni pasë të drejtë. Edhe krejt të shamet drejtue mue po ia arsyetoj tetanëve.
Veç që baheni kaq idiota, me e shajtë Besa Baftiun, nanë, doktoreshë, grue e ndershme edhe njeri i mirë, të cilës edhe gjatë fushatës iu kanë kërrcënue aktivistë se “për fyti e nxjerrin jashtë”, sepse është angazhue me krejt qenien për fushatën e Lëvizjes, nime kujtova që nuk ndodhë.
Po, edhe unë e kam shajtë edhe unë Teuta Rugovën, sepse e ka dëmtue të mirën madhore edhe ka ba Hashimin Kryetar shteti. Por vendimi personal i Besës as nuk i afrohet dëmit që i bahet Kosovës, apo popullit të saj. Edhe jo, që ka ikë prej Albinit s’domethanë që e dëmtoi popullin. Me pas qenë Kryeministër, thotë njeri, por ja që s’asht. As partinë e vetë s’un pe mban bashkë. Chill, njerëz.
Bile, nisnu me u pyetë pse po ikin prej Albinit, se koxha do u banë, edhe jo, s’jemi as hajna, as tradhtarë, as SHIK-a, as të shitun. Edhe vetë e dini, se dej dje na livduet. Krejt e dini çka kemi ba, e sa kemi ba për Lëvizjen. Kurrë, bre, ama kurrë s’un na e mohoni!
Krejt ju që shani, s’dalloni prej militantëve të SHIK-ut që më kanë shajtë me vjet, edhe kur Hashimi ka pasë ma shumë vota se Albini, e s’mu ka trembë syni as atëherë, qetash edhe ma hiç. Thirrnu tanë ditën në popull. I njajti popull e ka pas votue edhe Hashimin. Nesër ku me e dijtë kon e voton i njajti popull. As Hasha, as Brahimi, as Albini perëndi s’janë. Sot i ke qetu, nesër jo. Calmate, o bisha!
Çka i banët Besës s’ju falet. E botha juej është ba me i thanë tjetërkujt SHIK, e hajn, e tradhtar? Hiç bre, s’po dalloni prej këlyshave të Kadrisë, si në të shprehun, si në analfabetizëm.
Hajde tash, qeponi, shajëmni. Jeni ba bajat. Mbi të gjitha, jeni tuj na ba të lumtun që kemi dalë prej një organizate që ka kësi njerëzish. Kosova ka njerëz shumë të mirë, që veç po ju kqyrin seri. Shumë më shumë ka qasi njerëz të mirë që s’po flasin, se që jeni ju.
Khuuuu, çdo ditë po më bani ma të lumtun që s’jam pjesë e Lëvizjes ma. S’ma nin bre hiç, ama baah hiç, a marr unë vota prapë ma. Përderisa po e di që ju, tuj shajtë, jeni pikërisht ata që e rrëzuet Lëvizjen në të dy gjunjtë. Keni me e pa JU në zgjedhjet e ardhshme.
Ani unë budalla, para do muejve i jepsha zor me e mbajtë Lëvizjen bashkë, e nëse dal edhe mandatin mendojsha me e lanë. Qetash, kur po ua shoh fytyrën e vërtetë, as njet s’e kam. Deri t’e kryj mandatin, kam me e pasë kënaqësinë me ju ba me i ra pishman për çdo fjalë të poshtër që e keni thanë. Posaçërisht për Aidën edhe Besën.
Hajde shani tash. Mytne Lëvizjen edhe pak. Mpuq e keni./Telegrafi/