Telegrafi

Islanda bëhet vendi i parë i NATO-s që mbyll ambasadën në Rusi

Islanda është bërë anëtari i parë i NATO-s që ka pezulluar zyrtarisht operacionet e ambasadave brenda Rusisë.

Flamuri i Islandës është hequr nga shtylla e ndërtesës së ambasadës në Moskë, si dhe tabela ndërsa policia ruse nuk po e ruan më ndërtesën, raporton skynews.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka theksuar më herët se i Ngarkuari me Punë i Islandës në Federatën Ruse, Magnus Haneson, ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë për pezullimin e ambasadës së vendit në Moskë nga 1 gushti.

Lexo po ashtu Çfarë dimë për sulmet me dronë në Rusi?

Në fillim të qershorit u bë e ditur se ministri i Jashtëm Islandez, Tordis Kolbrun Reyfjordur Gilfadottir vendosi të pezullojë punën e misionit diplomatik.

Pala islandeze e shpjegoi vendimin duke thënë se aktiviteti i ambasadës në Moskë në kushtet aktuale nuk është ndër prioritetet e Ministrisë së Jashtme të vendit.

Marrëdhëniet tregtare, kulturore apo politike me Rusinë janë në “nivelin më të ulët” dhe qëndrimi i ambasadës në Moskë nuk është i justifikuar.

Ndryshe, Islanda ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe i ka vendosur sanksione Rusisë. /Telegrafi/