Telegrafi

Islami fe terroriste? Noizy jep një mendim tjetër (Video)

Ndonëse i takon besimit të fesë krishtere, reperi i njohur Noizy nuk e ka parë asnjëherë me syrin e keq fenë e kundërt.

Në YouTube së fundmi po qarkullon një video, e cila shfaq reperin gjatë një interviste në emisionin “Zonë e Lirë”, teksa pyetet nga Arian Çani lidhur me fenë.

I pyetur se çfarë mendimi ka për terrorizmin, dhe a mendon se feja myslimane ka të bëjë me të? Noizy ishte përgjigjur duke treguar se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas reperit, feja myslimane si çdo fe tjetër synon mirësinë, dhe jo terrorizmin.

Ai ka thënë se është një gabim shumë i madh se si njerëzit kanë qejf t’ia njollosin emrin kësaj feje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IbAUYQnuWTM