Site icon Telegrafi

ISIS konfirmon vdekjen e al-Baghdadit, tregon emrin e udhëheqësit të ri

Grupi i armatosur i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL ose ISIS) ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit, Abu Bakr al-Bagdadi, duke e shpallur Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi si shefin e ri të organizatës.

Siç shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, Abu Hamza al-Qurayshi, zëdhënësi i ri i ISIL-it, e bëri njoftimin të enjten në një deklaratë audio të shpërndarë nga krahu i mediave të grupit, al-Furqan, pak ditë pas një sulmi nga forcat amerikane që rezultuan në vdekjen e al-Bagdadit.

“Ne jemi të pikëlluar… komandant i besimtarëve”, tha ai, duke shtuar se organi legjislativ dhe këshillues i ISIS-it u mblodh pas vdekjes së shefit të 48-vjeçarit të Irakut.

Lexo po ashtu Vrasja e Abu Bakr al-Baghdadit, një informator do të merr 25 milionë dollarë – tregohet pse e tradhtoi liderin e ISIS-it

“Këshilli shura i Shtetit Islamik u mblodh menjëherë pasi konfirmoi martirizimin e Shejh Abu Bakr al-Bagdadi, dhe pleqtë e luftëtarëve të shenjtë ranë dakord”, për një zëvendësim.

Siç shkruan AlJazeera, deklarata shtatë minutëshe nuk jepte detaje të tjera në lidhje me drejtuesin e ri dhe nuk ishte menjëherë e qartë se kujt i referohej emri.

ISIL zakonisht identifikon udhëheqësit e tij duke përdorur “noms de guerre” (një emër i supozuar nën të cilin një person angazhohet në luftime ose ndonjë veprimtari ose ndërmarrje tjetër), që i referohen përkatësisë fisnore dhe prejardhjes së tyre. Ata emra shpesh ndryshojnë.

Lexo po ashtu Trump poston fotografinë e qenit të përfshirë në vrasjen e al-Baghdadit, tregohet se çfarë roli luajti ai gjatë operacionit

Por mesazhi u bëri thirrje pasuesve të grupit të zotohen për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri, titulli i të cilit tregon se ai pretendon prejardhje nga fisi i Profetit Muhamed, që shihet si një parakusht për t’u bërë Kalif.

Deklarata konfirmoi gjithashtu vdekjen e Abu al-Hassan al-Muhajir, zëdhënësi i grupit dhe një ndihmës i afërt i al-Bagdadi

Lexo po ashtu Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit

Al-Muhajir u vra në një operacion të përbashkët amerikan me forcat kurde në qytetin verior sirian të Jarablus disa orë pas vdekjes së al-Bagdadit.

Vdekja e Al-Bagdadit u njoftua për herë të parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump të dielën, pas një sulmi gjatë natës nga forcat speciale amerikane në Barisha, një fshat në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib. /Telegrafi/

Exit mobile version