Site icon Telegrafi

ISIS me kërcënim të ri për Kupën e Botës – Messi i vdekur, Neymar në gjunjë duke qarë (Foto)

Grupi terrorist i njohur si ISIS, vazhdon të bëjë propagandë për sulmet terroriste që mund të ndodhin në Kampionin Botëror “Rusia 2018”.

Lionel Messi dhe Neymar duket se janë figurat kryesore të kërcënuara nga grupi terrorist, ISIS, të cilët thirren në Shteti Islamik.

Kjo vërtetohet pasi ata kanë postuar një fotografi të re, ku protagonistët kryesor janë ylli argjentinas dhe ai brazilian.

Lexo po ashtu Kërcënimi i ISIS-it për Kampionatin Botëror – Posteri i Lionel Messit duke qarë me gjak në sy (Foto)

Postimi i fotografisë së re tregon një pamje të tmerrshme të një terroristi të armatosur dhe i fshehur kokë e këmbë së bashku me dy futbollistët.

Kërcënim i ri nga ISIS-i

Imazhi i tmerrshëm i montuar tregon se një terrorist qëndronte pas Neymarit, i cili qante në gjunjë me duart e lidhura pas shpinës së tij pranë një flamuri të ISIS-it.

Në anën tjetër, ylli i Barcelonës, Messi, dukej se veçse ishte ekzekutuar dhe shihej i shtrirë në tokë.

Lexo po ashtu Putin urdhëron shtimin e masave të sigurisë gjatë Kupës së Botës “Rusia 2018”

Kjo është hera e dytë apo e tretë që ISIS-i kërcënon me gjëra të tillë, ku edhe në të kaluarën Messi ka qenë protagonistë.

Kupa e Botës zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete në Rusi, ndërsa finalja do luhet në stadiumin Luzhniki në Moskë. /Telegrafi/

Exit mobile version